Lajme

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 04 July 2024

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj. Lajmi është bërë i ditur nga RTSH-së përmes burimeve.

Ish-ministri Beqaj ishte nën hetim pasi sipas SPAK ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, u bë arrestimi i biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

-Advertisement-

Koncesioni i sterilizimit kaloi në duart e prokurorëve të SPAK në korrik 2022, të cilët nisën hetimin për të zbardhur procedurat e dhënies me koncesion të këtij shërbimi.

Për dosjen e sterilizimit janë marrë të pandehur edhe 8 persona të tjerë, ndërsa pritet që SPAK të dorëzojë dosjen në GJKKO me kërkesën për nisjen e gjykimit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy