Greqia në alarm, rritje të rasteve me koronavirus dhe grip/ Mungesa e barnave përkeqëson situatën
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 06 January 2023
Me shqetësim po ndjekin specialistët e shëndetit në Greqi rritjen e rasteve me koronavirus, grip dhe virozat e stinës, siç evidentohen ato nga të dhënat e publikuara prej Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik (EODY).
Gjatë javës së fundit të vitit 2022 janë regjistruar 141 vdekje nga covid 19, shumica të grupmoshës mbi 75 vjeç, dhe 3 vdekje nga gripi, ndërsa është rritur shtrimi në spitale i pacientëve me koronavirus.
Por në ditët e para të këtij viti rritje gjithashtu shënojnë edhe rastet me grip dhe infeksione të tjera respiratore, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit. Shumë spitale në Athinë, Selanik apo në qytetet e vogla të vendit, përballojnë tashmë çdo ditë, përveç koronavirusit, edhe infektimet nga gripi apo virozat e stinës, ndërsa sa i përket virusit respirator sinsincial, numri i rasteve tregon një rënie të lehtë.
Gjendja është rënduar edhe për shkak të mungesës së barnave, sidomos të shurupeve antipiretike, të kollës, ilaçeve që kanë të bëjnë kryesisht me fëmijët, si antibiotikët, ato kundër dhimbjeve dhe temperaturës etj, ndërsa ministria e Shëndetësisë ka premtuar se situata do të normalizohet në javën në vijim.
Specialistët janë të dyzuar sa i përket hapjes së shkollave të hënën që vjen, si faktor që mund të shtojë numrin e fëmijëve që do preken nga viruset e ndryshme.
Gjithashtu ata po ndjekin me vëmendje përhapjen e nënvariantit të ri të virusit korona në SHBA si dhe ecurinë e koronavirusit në Kinë ,ndërkohë që Greqia miratoi masat e propozuara nga BE për udhëtarët nga vendi aziatik në kontekstin e shqetësimit ndërkombëtar për shpërthimin e rasteve atje.
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...