Lajme

Greqia goditet nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 12 July 2024

Siç raportohet, së fundmi Greqia është goditur nga tërmeti.

Sipas institutit grek të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter, me epiqendër qytetin Arta, përcjell Telegrafi.

Deri më tash, nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale.

-Advertisement-

Ndryshe, tërmeti 4.1 shkallë vjen pasi disa lëkundjeve tjera me intensitet më të ulët në pjesë të ndryshme të Greqisë si Iraklion, Chalkida dhe Athinë.

Në 24 orët e fundit, Greqia ka pasur 95 lëkundje:

1 tërmet mbi magnitudën 4;

2 tërmete me magnitudë 3 dhe 4;

20 tërmete me magnitudë 2 dhe 3;

72 tërmete nën magnitudë 2 që normalisht njerëzit nuk i ndjejnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera