Lajme

Greqia godite nga dy tërmete

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 13 December 2019

Dy termete kanë goditur Greqin në orët e mëngjesit të ditës së premte.

Një lëkundje e forte me magnitudë 4.8 shkallë rihter është regjistruar në Kretë, në zonën e Agios Nikolas, shkruan Gazeta inFokus.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 05:05 të mëngjesit të sotëm, ku sipas Institutit të Geodynamics, ka qenë 11 km në juglindje të ZAKROS, detit, me një thellësi fokale 15 km.

-Advertisement-

Ndërsa tërmeti tjetër me shkallë 3.7 rihter ka ndodhur pas 21 minuta, saktësisht në 5:26.

Fokusi i tërmetit të dytë ishte i vendosur 43 kilometra në juglindje të Zakros dhe thellësia fokale 10 kilometra.

Greqia ditë më parë ishte goditur edhe nga tërmete të tjera./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera