Lajme

Greqi, shqiptari shmang rojet dhe arratiset nga burgu (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 11 July 2017

Një shtetas shqiptarë është arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu Tirintha, në Argolis të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari 35-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ia ka dalë të shmangë rojet e sigurisë duke ia mbathur nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Mësohet se shtetasi i lartpërmendur ishte rreth 1.75 i gjatë, dhe kishte veshur pantallona blu dhe një bluzë të zezë.

-Advertisement-

Burgu i Tirinthas është një burg bujqësor, ku të burgosurit punojnë si bujq në fermat e burgut për të ulur dënimin e tyre.

Ndërkaq, policia helene është vënë menjëherë në kërkim të shqiptarit, me qëllim prangosjen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera