Sport

Greqi, 28 të arrestuar për trukim ndeshjesh. Mes tyre, presidenti i Olympiacosit

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 08 November 2017

Këshilli i gjyqtarëve të lartë ka dërguar në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Krimeve, 28 persona të akuzuar për rastet e ndeshjeve të trukuara të kampionatit grek të futbollit.

Midis tyre, me akuzën për ndryshimin e rezultatit të ndeshjeve të futbollit, ndodhet edhe Evangelos Marinakis, presidenti i klubit më të madh të Greqisë, Olympiacosit të Pireut, ndërsa i janë hequr 3 akuza të tjera për të njëjtin veprim, si dhe akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale, duke u ndryshuar thjesht në formimin e një bande që trukonte ndeshjet.

Ndaj biznesmenit Marinakis, pronar anijesh tregtare dhe një prej njerëzve më të pasur në Greqi, do të vazhdojnë të ekzistojnë kushtet kufizuese që ka vendosur Prokuroria për të, si ndalimi i largimit jashtë shtetit, 200 mijë euro garanci, paraqitje në rajonin më të afërt të policisë, si dhe ndalimi i çdo pjesëmarrjeje që ka të bëjë me aktivitetet futbollistike të vendit.

-Advertisement-

Për krimin e ndryshimit të rezultateve të ndeshjeve akuzohen të 28 personat në fjalë, midis të cilëve ka edhe zyrtarë të lartë të Federatës greke të Futbollit (EPO), arbitra, trajnerë dhe ish-futbollistë nga klubet e Levadiakos, Panionios, Verias apo Atromitosit të Athinës.

Vendimi i Këshillit të gjyqtarëve të lartë për fillimin e gjyqit është dhënë 14 muaj pas aktakuzave të prokurorit të çështjes, pasi ka pasur dhjetëra apelime nga personat e akuzuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera