Lajme

Grenell: Trump mezi po pret të vizitoj Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 15 September 2020

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejt Kosovën dhe rajonin, por që ende nuk është vendosur ndonjë datë, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka thënë ai në një prononcim për një radio serbe në Chicago, ku theksoi se qasja e SHBA ndaj dialogut ka qenë më ndryshe, në mënyrë që të arrihet diçka.

Ndër të tjera, ai shtoi se SHBA nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vet ato, përcjell Gazeta Metro.

Grenelli po ashtu i ka thënë kësaj radioje se ka ndikuar dhe e ka nxitur Trumpin që ta vizitojë Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin.

-Advertisement-

“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.

Këto deklarata të emisarit Grenell vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit Trump.

Më 4 shtator, dy vendet nënshkruan marrëveshje ekonomike mes vete, por këtu u përfshi edhe njohja e ndërsjelltë e Kosovës me Izraelin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera