Grenell reagon pas thirrjes së ShBA-ve për themelimin e Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 09 November 2022
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun, Richard Grenell ka falënderuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, për siç ka nënkuptuar ai, mesazhin për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin Ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price bëri thirrje “të zbatohen marrëveshjet që tashmë janë nënshkruar përmes procesit të dialogut”.
Duke folur për The Pavlovic Today, një medium të udhëhequr nga gazetarja me origjinë serbe, Ksenija Pavlovic, Grenell përshëndeti qasjen e Departamentit të Shtetit në procesin dialogues mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dua të falënderoj Sekretarin e Shtetit Blinken që e tha shumë qartë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjet Grenell-Trump për Normalizimin Ekonomik”, tha Grenell. “Derisa Administrata e Biden-it i përqafoi marrëveshjet shumë herët, unë besoj se ata duhet të shpenzojnë më shumë energji në zbatimin e këtyre marrëveshjeve historike.”
Ned Price tha të martën se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe.Në konferencën e përditshme me gazetarë zoti Price tha se Shtetet e Bashkuara pajtohen me vlerësimin e Bashkimit Evropian se zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës janë shqetësuese.
“Ato vënë në rrezik përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për ta përshkallëzuar më tutje situatën në terren. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe qëndrueshmëri”, tha zoti Price.

Të tjera
-
Prokuroria Speciale lëshon letër-rreshtim ndaj Millan Radoiçiqit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar letër-rreshtim ndaj Millan Radoiçiqi...
-
Presidentja Osmani: Aleanca me SHBA-të, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë
Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, iu ...
-
Skulptori i monumentit të Nënës Zahide në Skenderaj me mesazh emocional
Skulptori Sabri Behramaj ka ndarë sot fotografinë e monumentit të Nënës Zahid...
-
Nga e premtja pa ujë – KRU Prishtina tregon kur do të rregullohet problemi në Drenas
Disa komuna në Kosovë patën problem me furnizim me ujë për ditë të tëra për s...
-
KQZ: Më 1 korrik nis periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit për a...
-
Ambasadori britanik takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, diskutohet për ngërçin në Kuvend
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvill...
-
Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike n...
-
Aksioni i prokurorisë kundër degradimit të mjedisit në Prizren, arrestohet i dyshuari i 19-të
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Polici...
-
Vetura godet këmbësoren te “Bill Clintoni”, Policia jep detaje
Sot rreth orës 11:20 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ka ndodhur një aks...
-
Mijëra njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trumpit
Rrugët e kryeqytetit të Iranit janë kryesisht të zbrazëta sot mes sulmeve izr...
-
Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë
Tre shqiptarë të evakuuar nga Izraeli kanë arritur në Tiranë. Kjo është bë...
-
Nanë Zahide duke e përkund djepin – Emocione të jashtëzakonshme pasi zbulohet busti i Zahide Geci – Jasharit, nënës së Legjendarit Adem Jashari, në Skenderaj
Në ditën e çlirimit të Skenderajt, më 18 qershor, u përurua skulptura e nënës...