Grenell kundër shkëmbimit të territoreve
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 28 March 2020
Emisari i presidentit amerikan në bisedimet Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka qartësuar në masë të madhe qëndrimin e tij lidhur me dilemën e shkëmbimit të mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një intervistë për televizionin T7 ka hedhur poshtë çështjen e shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje ndërmjet dy shteteve.
“Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion”, ka thënë grenell duke u përgjigjur në pyetjen nëse ai e sheh si opsion shkëmbimin e territoreve.
Sipas tij, bëhet fjalë vetëm për thashetheme, e jo për ndonjë opsion në bisedime.
“Ne, Shtetet e Bashkuara, jemi vërtet të përqendruara në çështjet ekonomike. Besimi ynë është që ne mund të krijojmë një atmosferë ndryshe, ku bizneset evropiane dhe amerikane vijnë në rajon për shkak se konflikti i perceptuar ka marrë fund dhe që mund t’i shtyjmë bizneset që ta shohin këtë rajon si pjesë e zgjerimit të tyre”, është shprehur Grenell.
Kjo është përgjigja e plotë e Richard Grenell lidhur me shkëmbimin e territoreve:
A besoni se shkëmbimi i territoreve është opsion i mirë për t’i zgjidhur problemet me Serbinë?
R.Grenell: Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion, por unë dua të jem shumë i qartë se të gjitha këto çështje politike…Ne, Shtetet e Bashkuara, jemi vërtet të përqendruara në çështjet ekonomike. Besimi ynë është që ne mund të krijojmë një atmosferë ndryshe, ku bizneset evropiane dhe amerikane vijnë në rajon për shkak se konflikti i perceptuar ka marrë fund dhe që mund t’i shtyjmë bizneset që ta shohin këtë rajon si pjesë e zgjerimit të tyre. Ne krijojmë vende pune, krijojmë vende pune për të rinjtë në mënyrë që njerëzit të mos largohen nga Kosova ose Serbia dhe që rajoni të bëhet më i gjallë. Ne besojmë se kjo është zgjidhja për problemet politike, besojmë që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës krijojnë shpresë, krijojnë nxitje (ekonomike) dhe problemet politike do të bëheshin më të pakta. Ajo për të cilën më duhet të jem i qartë është që shumë nga problemet janë të lidhura me ekonominë dhe aty duhet të shpenzohet energjia. Ne të gjithë vërtet duhet të ndalemi së luftuari dhe të fillojmë të përpiqemi që të krijojmë vende pune në rajon dhe në këtë kemi qenë të përqendruar.
Të tjera
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot e pret në takim homologun e tij nga M...
-
Mot kryesisht i qëndrueshëm gjatë kësaj jave
Fillimi i javës parashihet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa ng...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...