Lifestyle

Gratë japin këshilla se si meshkujt duhet t’i komplimentojnë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 05 September 2017

Asnjëherë nuk është keq të sillesh mirë, por ndonjëherë të sillesh mirë mund të jetë më e vështirë se ç’mendoni.

Komplimentet dinë të jenë paksa të ndërlikuara, dhe shpeshherë edhe mund të keqinterpretohen, transmeton Telegrafi.

Meshkujt shpeshherë fajësohen se nuk janë mjaftueshëm të ndjeshëm, por faktikisht dy gjinitë mund të jenë fajtorë për një apo dy gabime kur vjen puna për t’u shoqëruar me dikë.

-Advertisement-

Fatmirësisht, nëse keni probleme të shoqëroheni me dikë apo ta komplimentoni një grua, më poshtë i keni disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt.

Këshillat i kanë dhuruar vet gratë nëpër forume të ndryshme:

– “Më pëlqen të më thonë se kam sens të mirë të humorit. Por jo të më thonë vetëm meshkujt, por dua që çdo person të mendojë se kam sens të mirë të humorit”.

– “Përderisa disa vajza duan të shihen si ‘seksi’ apo ‘të nxehta’, ndoshta më e mirë është të honi se ‘fustani po të rri shumë mirë’ apo ‘ke flok të mahnitshme’ ose çfarëdo të ngjashme. Ose më mirë komplimentoni mënyrën se si një grua bën diçka. Burri im ka qenë mashkulli i vetëm i cili më ka komplimentuar se jam e mençur”.

– “Më shumë i preferoj komplimentet rreth aftësive të mia apo inteligjencës sesa komplimentet për pamjen time… por nëse një ditë jam përpjekur të dukem mirë, ose nëse vërtet dukem më mirë se ditën paraprake, atëherë padyshim se kam dëshirë ta dëgjojë këtë nga goja e një mashkulli”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera