Lajme

Gratë e liderëve vetëm dekor në fushatë

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 31 May 2017

Kadri Veseli, kryetari i partisë më të madhe në vend, shpeshherë shihet me gruan e tij në aktivitete të ndryshme partiake, ku po premton hapësirë më të madhe për gratë në politikë, por Violeta Veselit, bashkëshortes së tij, nuk mbahet mend t’i është dhënë fjala ndonjëherë për të folur për çështje të ndryshme, qoftë edhe për të drejtat e grave.

As kandidati i koalicionit PDK-AAK-“Nisma” për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë këtij aktiviteti parazgjedhor nuk i ka dhënë hapësirë në ndonjë fjalim bashkëshortes së tij Anita Haradinajt, ndonëse kjo e fundit është me profesion gazetare.

Njëjtë kanë vepruar edhe dy kandidatët tjerë për kryeministër, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti, ndonëse vazhdimisht po premtojnë më shumë të drejta për gratë në vend.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera