Lajme

Granit Xhaka reagon për rastin e 11-vjeçares që dyshohet se u dhunua nga pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 01 September 2022

Rasti i 11-vjecares që dyshohet se u dhunua për 7 orë nga pesë persona ka tronditur gjithë vendin.

E nga ky rast i rëndë është tronditur edhe mesfushori i njohur kosovar, Granit Xhaka.

Ai përmes një story në rrjetin social “Instagram” ka shkruar se Kosova më së miri e di dhimbjen, ngase një gjë të tillë e përjetuan gratë dhe fëmijët në Kosovë në vitin 1999 gjatë luftës.

-Advertisement-

Gjithashtu, mesfushori i “gunners”, shprehu mbështetjen për 11-vjecaren dhe familjen e saj.

Derisa ka kërkuar që autorët e rastit të dënohen.

Ngjarja e rëndë që ndodhi të shtunën, ku dyshohet se vajza u dhunua në një park në lagjen Arbëria në Prishtinë, ngriti shumë reagime.

Madje të mërkurën u organizua protestë masive në Prishtinë, për mbrojtjen e vajzave dhe grave.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar pesë të dyshuarit për dhunimin e viktimës dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera