Sport

Granit Xhaka drejtuar tifozëve: Ju e vrisni futbollin

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 24 February 2021

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka folur në një konferencë për media para ndeshjes mes Arsenalit dhe Benfices, në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Xhaka ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me reagimet e tifozëve në rrjetet sociale.

“Do të doja të takoja njerëzit që shkruajnë këto gjëra, të ulem me ta, sy më sy dhe t’i pyes pse po shkruan gjëra të tilla? Është e papranueshme, kështu që ne duhet të hapim sytë dhe të flasim shumë, sepse mendoj se ju e vrisni futbollin kështu nëse njerëzit fillojnë të flasin për një familje apo lojtar apo gjëra të tilla”, është shprehur 28 vjeçari.

-Advertisement-

Kujtojmë se reprezantuesi i Zvicrës ishte afër largimit nga Arsenali për shkak të akuzave nga tifozët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera