Sport

Grand Prix Almada, Portugali: Distria Krasniqi vazhdon garën

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 28 January 2022

Momentalisht, është duke u zhvilluar gara e Grand Prix Almadas së Porugalisë, ku në sportin e xhudos Kosova po përfaqësohet nga katër xhudiste.

Sot do të përballen Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha, ku këto dy të fundit veçse janë eliminuar, respektivisht Loxha në raundin e parë dhe Muminoviq në të dytin.

Loxha në raundin e parë të kësaj gare, në kategorinë deri në 57 kilogramë, u mposht nga xhudistja italiane Miriam Boi.

-Advertisement-

Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq në kategorinë deri në 52 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja portugeze Joana Diogo.

Ndërkaq, luftën për medalje në këtë garë do ta vazhdojë e arta olimpike Distria Krasniqi, e cila në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, do të ndeshet me francezen Leonie Gonzale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera