Lajme

Granatimet ruse vrasin 7 persona në Kherson

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 25 November 2022

Të paktën shtatë persona u vranë të enjten dhe 21 të tjerë u plagosën, pasi forcat ruse bombarduan Khersonin, tha zyrtari më i lartë i Ukrainës në rajon në Telegram.

Jaroslav Yanushevych, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson, u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Vdekja e tyre shënoi një faqe tjetër të tmerrshme në historinë e qytetit tonë hero”, tha ai.

-Advertisement-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të enjten tha se sulmet e artilerisë ruse në qytetin Kherson dhe zonën përreth “filluan menjëherë pasi ushtria ruse u detyrua të largohej nga rajoni Kherson” në fillim të nëntorit.

Zelensky tha se granatimet vdekjeprurëse të së enjtes ishin një akt hakmarrjeje për forcat ruse të mposhtura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera