Sport

Granada shënon fitore të madhe përballë Napolit në Evropa Ligë

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 18 February 2021

Granada ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Napolit, në duelin e parë të vlefshëm për 1/16 e finales në Ligën e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra spanjolle ka triumfuar kundër napolitanëve me rezultat 2-0, në sfidën e zhvilluar në ‘Estadio Nuevo Los Cármenes’.

Golat për Granadan i shënuan Yangel Herrera në minutën e 19’ dhe Kenedy në minutën e 21’.

-Advertisement-

Në këtë takim për ekipin italian luajti edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një javë në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ në Napoli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera