Lajme

Grabitje në një shtëpi në Pejë, të dyshuarit i lidhin anëtarët e familjes

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 14 October 2021

Një grabitje ka ndodhur sonte në fshatin Vitomiricë në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se të dyshuarit kishin shkuar deri të shtëpia që e kanë grabitur me një veturë të tipit pick-up. Por siç duket për të qenë më të “lirë” për ta kryer veprën e grabitjes, ata i kanë lidhur viktimat, mbiemri i të cilëve është Podrimçaku.

Në momentin që i kanë lidhur, burimet e Sinjalit njoftojnë se të dyshuarit më pas kanë kryer grabitjen. Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera