Lajme

Grabitje e armatosur në Prishtinë: Dy hajna hynë në lokal, i hedhin sprej syve një punëtore dhe i marrin 140 euro

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 19 September 2020

Dje në rrugën Enver Maloku, në Prishtinë është grabitur një lokal, ku hajnat kanë vjedhur pazarin ditor në vlerë 100 euro si dhe çantën e saj e cila kishte 40 euro, shkruan Gazeta Metro.

Sipas raporti të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje në rrugën Enver Maloku në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje.

Viktima femër kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë duke punuar në një lokal, dy persona të armatosur dhe të maskuar (maskë dhe kapelë) kanë hyrë në lokal dhe i kanë hedhur sprej në sy, nga lokali kanë vjedhur pazarin ditor në vlerë 100 € dhe çantën e saj në të cilën përveç dokumenteve ë saj kishte edhe 40 €.

-Advertisement-

Nuk bëhet e ditur se a ka të arrestuar nga ky rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera