Grabitja në Rinas, Gjykata dënon me 122 vjet burg 7 autorë
Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 05 October 2022
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për dënimin e të akuzuarve si pjesë e grupit kriminal që ka realizuar grabitjen në Rinas në prill të vitit 2019.
“Klement Çala: 20 vjet burgim, Eldi Çala: 17 vjet burgim, Oltian Veseli: 17 vjet burgim, Renaldo Sula: 17 vjet burgim, Saimir Çela: 17 vjet burgim, Elton Pikli: 17 vjet burgim, Alkond Bengasi: 17 vjet burg”, janë dënimet që u dhanë për shtatë autorë.
Sipas gjykatës, të gjithë duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Për këtë grabitje, ku u morën miliona euro në pistën e aeroportit në prill 2019, akuzohet si pjesëmarrës dhe i shumëkërkuari i drejtësisë, Talo Çela.
Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar. Më parë, Çela ka pretenduar se nuk ka qenë i pranishëm për shkak të një problemi shëndetësor.
Për këtë grabitje u akuzua si organizator dhe kreu i grupit kriminal edhe Admir Murataj, i cili ndërroi jetë gjatë ndjekjes së grupit nga policia. Gjithashtu, ishte arrestuar dhe i akuzuar edhe Ragip Hajdini, i njohur si “daja nga Kosova”, por çështja ndaj tij u pushua pasi ndërroi jetë.
Të tjera
-
Aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e gruas së tij në Pejë
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur akt...
-
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit
Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për mirat...
-
Debati për doracakët, Hykmete Bajrami i reagon me video Kurtit: Në asnjë dokument nuk figuron nënshkrimi im, publikoni faktet
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i...
-
Donika Gërvalla del para Gjykatës, deklarohet e pafajshme për raportim të rrejshëm të pasurisë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalur para Gjykatës lidhur me akuzat...
-
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit
Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për mirat...
-
Zhduket një grua në Gjakovë, policia nis hetimet
Një grua është zhdukur mesditën e së hënës në Gjakovë. Rastin në polici e...
-
Kosova përfiton grant prej 9 milionë frangash nga Zvicra
Kosova përfiton grant prej 9 milionë frangash për mbrojtjen dhe menaxhimin e ...
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
FSK-ja realizon për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten
Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka fillua...
-
Ndodh në Llap, burri i bën presion gruas që të dëshmojë në favor të tij
Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Podujevë. Gruaja ka ...
-
Musliu- Shoshi për Kurtin: Historia do ta njohë si lider përçarës i kombit shqiptar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Al...
-
Ramiz Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë
I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha për Kurtin se, pas disa viteve përvojë...