Sport

Grabitja kthehet në “modë” në Ibiza, pas Verratit bie viktimë edhe Valverde/ E pëson nga kuzhinieri

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 11 July 2022

Fede Valverde nuk po kalon aspak një situatë të qetë dhe pse ishte me pushime. Fillimisht u drogua dhe më pas u grabit gjatë pushimeve në Ibiza.

Lojtari i Real Madrid ka qenë duke pushuar në ishull nën shoqërinë e miqëve të tij.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Valverde dhe partnerja e tij janë droguar dhe më pas iu janë grabitur 10 mijë euro (cash), dy ora të çmuara plus bizhuteri të ndryshme femrash.

-Advertisement-

Dyshimet fokusohen tek shefi i kuzhinës, edhe diçka të tillë e deklaron dhe Mina Bonino, gazetare sportive dhe shoqëruese e Valverde-s.

“Kur mbërritëm në shtëpi, në Ibiza, kuzhinieri ishte aty, më shpjegoi se kishte vetëm një çelës dhe se do ta merrte me vete, në mënyrë që në mëngjes ai, të bënte gati mëngjesin pa na shqetësuar.
Çështja është se të nesërmen nuk munda as të ngrihesha nga krevati. I dërgova një mesazh Leslie (shërbëtores) të kujdesej për djalin tim. U ndjeva shumë keq, shumë keq. Në ato momente vura re valixhet e hapura në dhomë. Aty ishte shkatërruar gjithçka. Mendoj se isha nën ndikimin e drogës. Qesha, por nuk kuptova asgjë në ato momente. Kur u nisa për në plazh u largova për të marrë disa para, hapa portofolin dhe kuptova se ishte bosh. Ishte e çuditshme, gjërat ndodhnin njëra pas tjetrës. Pastaj, erdhi kuzhinieri dhe me tha se kur mbërriti në mëngjes, gjithçka ishte rrëmujë.”-tha ajo.

Valverde dhe partnerja e tij iu nënshtruan analizave për të kontrolluar nëse kishte gjurmë droge në gjakun e tyre, por rezultati ishte negativ. Ndërkohë, kuzhinieri i dyshuar është larguar nga puna dhe për momentin gjithçka ka mbetur pezull duke lënë pasoja te miqtë e lojtarit të Real Madrid.

Rikujtojmë që pak ditë më parë edhe ylli i PSG-së është grabitur ndërsa ndodhej në Ibiza me pushime me familjen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera