Lajme

Grabitja e parave në teatrin “Skampa”, policia jep një tjetër version

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 19 November 2017

Paratë që u vodhën në teatrin “Skampa” në Elbasan nuk ishin të institucionit, por të financieres. Policia e Elbasanit njoftojnë se rreth orës 11:00 të së dielës, salla operative u njoftua për një vjedhje në teatrin “Skampa” në Lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni, dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale, pasi ajo i kishte lënë paratë për ruajtje në zyrën e saj.

Persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa, por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave.

-Advertisement-

Grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera