Gra kini mendjen mos ju marrin burrat: Ekziston një faqe web-i që ndihmon burrat të gjejnë gra të dyta
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 24 October 2017
Gra bëni kujdes, i ruani mirë burrat! Kjo faqe web-i i ndihmon burrat të gjejnë gra të dyta!
Në Mbretërinë e Bashkuar, martesat poligame njihen nga ligji nëse janë celebruar në një shtet ku janë të ligjshme. Nga kjo përfitoi Azad Chaiwala. Ai donte të gjente një grua të dytë për vete dhe i lindi ideja e krijimit të një faqeje web-i. Meqë ai gjendej në atë pozitë, me siguri gjendeshin dhe plot të tjerë.
Shumica e muslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk e praktikojnë poligaminë. Ama, në disa interpretime të Kuranit thuhet se një burrë mund të martohet me dy, tre ose katër gra, për sa kohë i trajton dhe i do të gjitha njësoj.
Krijuesi i faqes tha se deri tani janë regjistruar më shumë se 100,000 njerëz, ku një nga tre është grua. Ideja është një familje më e madhe dhe më e shëndetshme.
Tarek, një nga të regjistruarit, mjek në profesion, thotë se:
“Ka shumë gra në moshë, të divorcuara ose nëna beqare dhe askush s’është i interesuar për to. Mendova se nëse e kam aftësinë të mbaj më shumë se një grua, atëherë do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi. Nuk po e bëj që të marr, po e bëj që të jap.”
Gruaja e tij e dytë, Tracy, pranon se është e vështirë të jesh e martuar me një burrë të martuar:
“Mendoj shpesh për gruan e tij të parë. Ajo është shtatzënë dhe ka nevojë për më shumë mbështetje. Unë nga ana tjetër jam bërë më e pasigurt, po ndikohem shumë. Sado ta dua Tarek-un, s’do ta bëja një herë të dytë. S’është aspak e thjeshtë emocionalisht.”
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...