Sport

Goli i Granit Xhakës në histori

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 23 June 2018

Shqiptarët kundër kombetares së Serbisë, nëse përjashtohen ato ndeshjet e Shqipërisë kundër Jugosllavisë, nuk është që kanë luajtur shpesh.

Në kualifikimet për Evropian, Shqipëria la jashtë Serbinë, por pa i tundur portën asnjëherë.

Granit Xhaka mbrëmë duke i shënuar gol Serbisë, bëhet shqiptar i parë që i tund rrjetëm serbëve. Ai këtë gol, sikurse edhe Shaqiri më pas e festuan duke bërë shiponjën me duart e tyre.

-Advertisement-

Ndërsa ndaj Jugosllavisë, Shipëria kishte luajtur 5 ndeshje, në të cialt kishte shënuar 4 gola dhe kishte pranuar 13. Në të pesë këto ndeshje, asnjërën nuk e kishte fituar, duke nxjerrë vetëm një barazim.

Megjithatë, shqiptarët viteve të fundit kanë nxjerr futbollist të talentuar, dhe historia e viteve të fundit flet në favor të shqiptarëve, sidomos te kualifikimi për në Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera