Auto&Tech

Golf 8 do të ketë versionin karavan

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 28 September 2019

Gjigandi i makinave gjermane ka konfirmuar se gjenerata e re e Golfit do të prodhohet në versionin karavan.

Në fakt, Golf SportWagen (Variant) dhe Alltrack tashmë janë anuluar zyrtarisht për tregun amerikan, kështu që mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me versionet evropiane, veçanërisht pasi një vit më parë u shfaqën informacione se e njëjta gjë mund të ndodhë në kontinentin e vjetër.

Golfi i gjeneratës së tetë, në edicionin hatchback, do të shfaqet premierë në tetor, dhe pritet të dalë në sallone deri në fund të këtij viti, teksa versioni karavan pritet deri në mesin e vitit 2020, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Tani për tani, dihet që prodhimi i kësaj makine do të zhvillohet në fabrikat e Volkswagen në Wolfsburg, ndryshe nga modeli aktual që prodhohet në qytetin Zwickau.

Përndryshe, VW ka prodhuar Golfin në versionin karavan që nga viti 1993, ose që nga gjenerata e tretë e kësaj makine.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera