Sport

Golden State Warriors arrijnë në finalen e NBA

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 27 May 2022

Golden State Warriors e arriti finalen e gjashtë në NBA në tetë vitet e fundit duke u kurorëzuar kampionë të Konferencës Perëndimore pasi mposhtën Dallas Mavericks 120-110 të enjten mbrëma.

Një sezon që pa Stephen Curry të bëhej lideri i të gjitha kohërave me tre pikësha në NBA, transmeton Gazeta Express.

Golden State Warriors fituan në serinë gjysmëfinale 4:1, duke u treguar superior ndaj Dallas Mavericks.

-Advertisement-

Tani, Warriors duhet të presin fituesin e finaleve të Konferencës Lindore midis Boston Celtics dhe Miami Heat për të filluar finalet e NBA të enjten e ardhshme, 2 qershor në San Francisko, Kaliforni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera