Sport

Gol dhe lojtari i ndeshjes, “Pirati” Muriqi i bëhet makth Realit dhe i prish debutimin në La Liga Mbappes

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 19 August 2024

Reali i Madridit e ka nisur keq sezonin e ri në La Liga për të mbrojtur titullin kampion, duke barazuar 1-1 në transfertë me Mallorcan.

Sfida nisi mjaft mirë për “Los Blancos”, të cilët shënuan në minutën e 13’ me Rodrygo, i cili shënoi një supergol.

Por festën e kampionëve të Europës e prishi pikërisht Vedat Muriqi, që barazoi takimin në minutën e 53’. Gjërat u mbyllën në mënyrën më të keqe për ekipin e Ancelottit pas daljes me karton të kuq të Mendy.

-Advertisement-

Pas takimit Muriqi fitoi dhe çmimin si “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa Mbappe me shokë duhet të mbledhin forcat për ndeshjen e radhës në kampionat.

REZULTATI:

MALLORCA 1-1 REAL MADRID

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera