Sport

Goditje e rëndë për Juven, humbet dy futbollistë

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 19 February 2018

Fitorja në derbi për Juven kishte një kosto të lartë dhe Higuain dhe Bernarderschi të dëmtuar në finalen e takimit.

Argjentinasi la fushën e lojës për shkak të një përplasje me portierin e Torinos Sirigu, pas së cilës është konstatuar një dëmtim në kavilje. Argjentinasi u largua dike çaluar dhe dyshohet se do të mungojë në takimin e kësaj fundjave me Atalantën në Serie A.

Më e rëndë duket situata për fantazistin italian, që në derbi zëvendësoi pikërisht Higuain dhe ndër të tjera dhe assist për golin e fitores. Bernarderschi ka një dëmtim në gju dhe kohët e rikuperimit mendohen jo më pak se 4-5 javë.

-Advertisement-

Në këtë pikë kritike të sezonit, Juve duhet të bëjë llogaritë me shumë dëmtime që kanë reduktuar zgjedhjet e trajnerit Allegri për të bërë formacionin.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy