Lajme

Goditet nga një veturë derisa ishte duke ecur, drejtuesi i automjetit në Prishtinë ik nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 18 December 2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është dërguar për tretman në QKUK pasi i njëjti ishte goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur në rrugën C në Prishtinë, të martën në ora 18:37.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në rrugë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Llidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera