Lajme

Goditet me veturë një 5 vjeçar në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 08 July 2022

Një fëmijë i moshës 5 vjeçare është goditur me veturë mesditën e së enjtes në Vushtrri, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për tretman mjekësor.

“Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera