Lajme

Godfrey: SHBA-ja e vendosur që ta lëvizë përpara potencialin e Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 16 January 2022

Serbia ka partner në SHBA, porositë ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, dhe thekson se SHBA-ja është shumë e vendosur në synimin që ta lëvizë përpara potencialin e Ballkanit Perëndimor, dhe që të gjithë, siç thotë ai, të kuptojnë se gjendja aktuale e frenon Serbinë, dhe fqinjët e saj në rajon.

“Rivendosja e marrëdhënieve tona është rezultat i punës së palodhur dhe angazhimit të Beogradit dhe Uashingtonit”,ka thënë Godfrey për Blic në Serbi.

Ai e vlerësoi se përparimi në marrëdhëniet serbo-amerikane është një pikë e ndritur për vitin 2021, i cili, tha ai, se ishte i mbushur me ngjarje shumë sfiduese globale, nga pandemia aktuale deri te mundësia e pushtimit ushtarak rus në Ukrainë, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera