GLPS: 283 raste të korrupsionit po presin verdiktin final në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 06 December 2021
Gjatë periudhës prill-shtator 2021, numri më i madh i rasteve të zgjidhura nëpër gjykata në nivel vendi i takon veprave penale të natyrës korruptive me gjithsej 57 raste të zgjidhura, ndërkaq rezultatet më të vogla për veprat penale i takojnë krimit të organizuar dhe shpëlarjen e parave.
Kështu u tha në raportin “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për periudhën Prill-Shtator 2021” të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
Donjeta Pllana nga GLPS u shpreh se gjatë periudhës prill-shtator 2021, numri më i madh i rasteve të zgjidhura nëpër gjykatat në nivel vendi i takon veprave penale të natyrës korruptive me gjithsej 57 raste të zgjidhura.
E përkundër zgjidhjes së këtyre lëndëve, sipas GLPS-së vazhdon të jetë shqetësues numri i madh i rasteve të korrupsionit që presin verdiktin final .
“Me gjithsej 57 raste të zgjidhura, ndërkaq që rezultatet janë dukshëm më të vogla kur flasim për krimin e organizuar dhe shpëlarjen e parave…..Një tjetër çështje e cila duhet mirëpritur nga ana e gjykatave në nivel vendi është edhe detyrimi për kompensimin e dëmit palëve të dëmtuara në procedurë penale, shumë kjo e cila për këtë periudhë të raportimit arrin rreth 55 mijë euro. Ndërkaq, që edhe më tutje si shqetësuese mbetet numri i madh i rasteve të korrupsionit që presin verdikt final në gjykatat themelore në nivel vendi, numër ky i cili shkon në 283 raste” tha Pllana.
Pllana po ashtu u shpreh se Gjykata në Kosovë po tregon joefikase në trajtimin e lëndëve të krimit të organizuar. Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë mbetet të vetmet në vend që trajtojnë këto raste.
“’Drejtësia Sot’ si shqetësuese joefikasitetin e gjykatave në trajtimin e lëndëve të krimit të organizuar. Sipas të dhënave të paraqitura në raport rezulton se Gjykata Themelore në Prishtinë, ajo e Pejës dhe e Mitrovicës mbeten edhe më tutje gjykatat e vetme në vend të cilat trajtojnë lëndë të krimit të organizuar. Për Drejtësia Sot është mjaft shqetësuese fakti se Gjykata Themelore në Pejë dhe ajo në Mitrovicë ende nuk kanë arritur të zgjidhin asnjë lëndë të kësaj natyre të cilat mbesin aktive pranë këtyre gjykatave, respektivisht gjykata e Mitrovicës me 16 sosh ndërkaq ajo e Pejës me 2 raste. Dy aktgjykimet e vetme të marra nga Gjykata Themelore në Prishtinë në kuadër të krimit të organizuar u shqiptuan për vepra penale tjera”, theksoi ajo.
Sipas raportit të GLPS-së, edhe rastet e shpëlarjes së parave karakterizohen me një efikasitet të dobët në drejtim të zgjidhjes së këtyre rasteve. Raporti thotë se me këtë lloj të veprave penale edhe më tutje një rast i tillë është aktiv në Gjykatës Themelore në Prizren ndërkaq që edhe 8 raste presin trajtim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton KP.
Rreze Hoxha-Zhuja nga GLPS-së thotë se është shënuar rritje e shqiptimit të dënimeve plotësuese nga ana e gjykatave në nivel vendi për rastet e korrupsionit.
“Gjatë kësaj periudhe është shënuar rritja e shqiptimit të dënimeve plotësuese nga ana e gjykatave në nivel vendi, për veprat penale të natyrës korruptive, për të cilën edhe është rekomanduar në vazhdimësi. Kurse prë drejtësia sot është mjaftë shqetësues fakti i mospërputhjes së të dhënave në mes të gjykatave dhe prokurorive në nivel vendi”, theksoi ajo.
Sipas raportit, KGJK-në e karakterizoi zgjedhja e Kryesuesit të ri të këtij institucioni, zgjedhja e anëtarëve të KGJK nga gjyqësori, zgjedhja e kryetarëve të gjykatave themelore dhe gjyqtarëve mbikëqyrës, dhe një menaxhim mjaft i mirë me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.
Ndërsa në periudhën monitoruese KPK-në e karakterizoi themelimi i grupeve punuese për hartimin e akteve nënligjore, Raportimi i Komisionit Mbikëqyrës për Zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, rishpallja e konkursit për prokurorë të shtetit në kuadër të prokurorive themelore në Kosovë, emërimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe transferimi dhe avancimi i prokurorëve të shtetit
Sipas raportit “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për periudhën Prill-Shtator 2021”, shkeljet që mbizotërojnë tutje janë ato që kanë të bëjnë më moscaktimin në kohë të seancës fillestare dhe moscaktimin në kohë të seancave të shqyrtimit gjyqësor, shkelje me rastin e pranimit të fajësisë, shkelje të ligjit special, mosarsyetimi i vendimeve nga ana e gjykatave, tejkalimi i afatit për shpallje të aktgjykimit, shqiptimi i gabueshëm i dënimit plotësues, shkelje procedurale të prokurorisë, mosdorëzimi i materiale të lëndës, të cilat shkelje në mënyrë të detajuar janë paraqitur në raportin e monitorimit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...