Lajme

Glauk Konjufca tregon se cila deputete e larguar nga Vetëvendosje ishte në SHIK

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 15 April 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur për herë të parë publikisht, pas akuzave të Dardan Molliqajt, se Konjufca ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Konjufca ka mohuar të gjitha zërat se ai ka qenë pjesë e SHIK-ut, shkruan Gazeta inFokus.

Ai në emisionin Interaktiv ka thënë se të gjitha ato që i tha për të Dardan Molliqaj ishin gënjeshtra dhe se pret që të ballafaqohet me të në Gjykatë.

-Advertisement-

Duke mohuar se vet ka qenë pjesë e SHIK-ut, Konjufca ka thënë se Aida Dërguti ka qenë pjesë e kësaj organizate.

Këtë gjë, ai ka theksuar se vet Dërguti e ka pranuar dhe se kjo gjë është diskutuar në Vetëvendosje.

Megjithatë, pasi ajo vet e ka treguar këtë gjë, nuk ka qenë problem për Vetëvendosjen. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera