Lajme

Glauk Konjufca takon Imzot Vincenzo Paglia

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 07 December 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Imzot Vincenzo Paglia, kryetar i Akademisë Papnore të Selisë së Shenjtë për Jetën dhe njëherësh Kancelar i Institutit Papnor Gjon Pali II, i cili shoqërohej nga Mario Giro, ish-zëvendës ministër i Jashtëm i Italisë.

Konjufca vlerësoi kontributin e Imzot Paglias dhe mbështetjen e Selisë së Shenjtë, duke rikujtuar me këtë rast angazhimin personal të Papa Gjon Pali II në përkrahje të aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Gjatë bashkëbisedimit, kryekuvendai ka theksuar se Republika e Kosovës shquhet për tolerancën fetare, promovimin e paqes dhe bashkëjetesën mes komuniteteve. Ai po ashtu nënvizoi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve të plota diplomatike me shtetin e Vatikanit në përshpejtimin e procesit euro-integrues të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Në takim u konfirmua përkushtimi për avancimin e bashkëpunimit dhe përparimin e marrëdhënieve të ndërsjella me Selinë e Shenjtë. ​

Pos Konjufcës, Imzot Vincenzo Paglia është pritur gjatë paraditës edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera