Lajme

Glauk Konjufca propozoi shkarkimin e saj –reagon motra e Ganimete Musliut: “Ju pėrshendes nga Frankfurti”

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 01 April 2020

Fatmire Musliu  që është edhe motra e Ganimete Musliut, deputetes së PDK-së, mban postin e Konsulles së Përgjithshme në Frankfurt të Gjermanisë.

Por, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjfuca, i propozoi Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, tërheqjen e saj, shkruan gazeta inFokus.

Kjo me arsyen që siç thuhet “Znj. Musliu që nga emërimi i saj i parë në Misionin Diplomatik në Berlin në datë 23.11.2009, asnjëherë nuk është kthyer për të shërbyer në Ministri”.

-Advertisement-

E ndaj kësaj ka reaguar edhe vet Fatmire Musliu, në një postim jo fort direkt.

“Juve që sot u  shqetësuat për mua, ju them që jam shumë mirë.

Uroj që të gjithë ju dhe familjet tuaja të jeni mirë me shendet dhe ta kaloni pa pasoja këtë kohë pandemie.

Ju pėrshendes nga Frankfurti”, ka shkruar Musliu./Gazeta inFoku/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera