Glauk Konjufca për dinarin: Kosova i merr vendimet vet, por jo të njëanshme
Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 10 February 2024
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk beson se do të ketë lëkundje të relacioneve në mes Kosovës dhe shteteve mike të saj pas vendimit të BQK-së për dinarin.
Konjufca tha se shtetet mike gjithnjë e këshillojnë dhe e shtyjnë përpara Kosovën që të veprojë ashtu siç mendojnë ato, por sipas tij, Kosova është ajo që i merr vendimet vet dhe “kurrë nuk i merr vendimet në mënyrë të njëanshme ashtu siç po pretendohet.
“Çështja për dinarin është ditur qysh moti që Lëvizja Vetëvendosje ka pritur tash e tri vite për ta marrë këtë vendim. Ndërkombëtarët e kanë ditë që nën qeverisjen e VV-së do të merret një vendim i tillë sepse kur kanë qenë në pushtet formacione të tjera, nuk është zbatuar një rregull që është e shkruar. Dinari ilegal në Kosovë është prej kur ka hyrë në fuqi euro”.
“Mirëpo ai ka funksionuar në mënyrë ilegale sepse e kanë mbyllur njërin sy institucionet e Kosovës, qeveria, BQK-ja dhe institucionet financiare të Kosovës. Për një moment ne kemi vendosur mos t’i mbyllim sytë dhe të tregojmë se kjo është ajo cka shkruan në letër. Nuk mendoj se kjo nuk do të duhej të ishte problem i madh për bashkësinë ndërkombëtare, unë këtë e konsideroj rritje të zbatimit të ligjit”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv.
Kreu i kuvendit më tej tha se pas vendimit të fundit të BQK-së nuk beson që do të ketë masa të reja ndaj Kosovës.
“Ne i sigurojmë [bashkësinë ndërkombëtare] që kurrfarë efekti negativ në jetën e serbëve kjo nuk do të ketë. Problemi është tek paraja “kesh” që po iu vjen serbëve me thasë”.
“Disa njerëz pastaj po e lidhin popullatën serbe me këto, me shantazh, me kontroll, ky është problemi, e nuk është problemi që serbët do të mbesin pa pensione e paga. Nuk besoj që do të ketë masa të reja”, tha ai.
Vizitoni kanalin tonë në Youtube:
Të tjera
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...