Lajme

Glauk Konjufca kthehet në Kuvend pas lëndimit

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 14 October 2022

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është kthyer në vendin e tij të punës, pas disa mungesave, për shkak të një lëndimi fizik.

Pak minuta pasi u informua për seancën, që kishte nisur disa orë më parë, Konjufca nisi punën.

Dikush nga deputetët në Kuvend si duket e ka pyetur Konjufcës si e ka gjendjen, pasi kryeparlamentari u dëgjua duke thënë “mirë, faleminderit”.

-Advertisement-

Më 6 tetor, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, njoftoi se Konjufca ka pësuar një lëndim fizik, e si rezultat i këtij lëndimi ai s’do të jetë në punë për 10 ditë.

“Kryetari i Kuvendit prej sot e 10 ditë të tjera nuk do të jetë në kuvend, në vendin e tij të punës për arsye shëndetësore, kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe për këtë arsye me rekomandimin e mjekut duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, u shpreh ajo.

Nuk janë dhënë detaje se si është lënduar kryeparlamentari.

Konjufcën e zëvendësoi nënkryetarja Saranda Bogujevci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera