Lajme

Glauk Konjufca infektohet për herë të dytë me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 26 January 2022

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është infektuar për herë të dytë me koronavirus, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë gjë e bëri të ditur, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci në fillim të seancës parlamentare.

“Kryetari ka rezultu pozitiv me COVID-19, kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë. Kjo është për njoftimin tuaj, natyrisht edhe për njoftim të publikut. Shpresojmë që do ta kalojë shumë shpejt dhe me lehtësi”, shtoi Bogujevci.

-Advertisement-

Konjufca ishte infektuar me COVID-19 edhe në fund të vitit 2020.

“Qytetarë të dashur, miq të çmuar, Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike”, kishte shkruar Konjufca më 1 shjetor 2020./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera