Lajme

Glauk Konjfuca: Lista Serbe po e shantazhon Kuvendin

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 16 November 2021

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë Së Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj, i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se thërret seancë të radhës parlamentare.

Seanca parashihet të zhvillohet pasnesër, saktësisht më 18 nëntor në ora 10:00.

-Advertisement-

“Megjithatë nga institucionet tona dhe Kushtetua e ka paraparë që Kuvendi nuk mund të bllokohet prej ndonjë trupi të vecantë. Për këtë arsye neni 67 i Kushtetutës së Kosovës ia lejon kryetarit që të thërret seancat dhe të organizojë rendin e ditës.Pas konsultimeve dhe me nënkryetarët e poashtu edhe pasi mora mendimet e kryetarëve të grupeve parlamentare të pranishëm në këtë mbledhje vendosëm që me vendim të kryetarit të Kuvendit të caktohet seanca pasnesër me datën 18 nëntor në ora 10:00”, tha Konjufca.

Konjufca po ashtu ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm Kuvendin dhe sipas tij këtë po e bën qëllimshëm.

“Ne nuk pranojmë asnjë lloj shantazhi, aq më keq që Lista Serbe po e shfaq hapur në mënyrë publike shantazhin. Simiq po vjen këtu por pastaj kur po bëhemi katër, ai po largohet që ne të mbesim tre në mënyrë që të mos ketë kuorum”, ka thënë Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera