Rozë

Gjysma e stafit i dolën të infektuar me COVID-19, Adele mes lotësh njofton për anulimin e turneut

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 21 January 2022

Një Adele e përlotur të enjten shtyu një seri koncertesh në Las Vegas që do të fillonin të premten, kjo pasi gjysma e ekipit të saj ishin sëmurë me COVID-19 dhe pandemia ka shkaktuar vonesa në organizimin e ngjarjeve.

Super ylli britanik ishte planifikuar të fillonte një qëndrim tre mujor në hotelin “Caesars Palace”, në ato që do të ishin paraqitjet e saj të para live që nga viti 2017, shkruan Reuters.

“Ne kemi provuar absolutisht çdo gjë që mundemi për të nisur në kohë. Dhe që ajo të jetë mjaft e mirë për ju. Por ne jemi shkatërruar absolutisht nga vonesat e dorëzimit dhe COVID-19. Gjysma e ekipit tim janë të infektuar me COVID. Ata janë ende. Dhe ka qenë e pamundur të përfundosh përgatitjet për shfaqjen”, tha Adele e përlotur në një video të publikuar në Instagram.

-Advertisement-

Duke thënë se ndjente keqardhje plot tetë herë në një mesazh 92 sekondash, veçanërisht për njerëzit që kishin udhëtuar në Las Vegas për shfaqjen, Adele tha se vonesat e penguan atë të përsoste shfaqjen sipas standardeve të saj dhe ajo premtoi se do të riplanifikonte mbajtjen e turneut.

“Unë do të përfundoj shfaqjen time dhe do ta çoj atje ku duhet të jetë”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera