Fun & Video

Gjyshja më e klikuar (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 17 July 2017
Është 70 vjeç, por kjo nuk e ka penguar aspak që të kthehet në një sensacion në Youtube. Videon e parë ku shpjegonte metodën e saj të make up-it, Park Mak-rye e hodhi në internet 5 muaj më parë në përpjekje për ta mbajtur veten të zënë e për t’u mbrojtur nga një trashëgimi e errët e familjes, alzheimer-i.

Por shumë shpejt, popullariteti i gjyshes koreano-jugore që rikrijon imazhin e yjeve të famshme të ekranit, shpërtheu mes vajzave të moshës 20 dhe 30 vjeç.

“Një ditë, mbesa më filmoi duke u lyer dhe krijoi disa video, të cilat i kishte hedhur mesa duket në Youtube. Gati 20 ditë më vonë, vjen e më thotë: gjyshe, kapem jackpotin!”, tregon Park Mak-rye, autore e videove te make up.

Videoja më e famshme e saj, ku Park tregon sesi të realizohet sa më bukur peneli i syrit dhe këtë look e shoqëron me buzë të kuqe flakë, ka marrë rreth 1.8 milionë klikime. Park tani ka më shumë se 277,000 ndjekës në YouTube dhe 107,800 në Instagram. Disa adhuruese të reja në moshë kanë udhëtuar madje nga cepi tjetër i vendit për ta takuar personalisht.

-Advertisement-

“I pyeta, po si ka mundësi, të rinjte sot as nuk i qasin për punësim të moshuarit, ndërsa ju vini nga anë e anës për të më takuar? Ato qeshën, më përqafuan e më thanë se u pëlqen shumë ajo që bëj”, rrëfen e moshuara.

Me qindra fanse u mblodhën në Seul të dielën për ta parë 70-vjeçaren në shown e saj të parë të make-up live në festivalin DIA, por pas kësaj, Park iu rikthye sërish atij që i dha famën, Youtube-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera