Sport

Gjyqtarja akordon penallti inekzistente, djaloshi i Galatasaray kryen një gjest fantastik!

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 27 March 2019

Një lojtar 13-vjeçar i Galatasaray ka vjedhur vëmendjen e të gjithë rrjetit duke humbur qëllimisht një penallti të paqenë që u akordua në favor të skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Istanbulspor.

Beknaz Almazbekov, nga Kirgizstani, rrëzohet në zonë gjatë një aksioni dhe gjyqtarja e ndeshjes i akordon penallti, edhe pse nuk pati fare kontakt.

Kapiteni e merr vetë situatën në dorë dhe shkon të ekzekutojë penalltinë “e fituar”. Edhe pse vetëm 13 vjeç, djaloshi e ka ndjenjën e lojës së ndershme dhe e godet jashtë porte topin, duke marrë duartrokitjet e lojtarëve kundërshtarë.

-Advertisement-

Kaq shumë është parë videoja, saqë edhe anglezi Gary Lineker e ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter, duke përgëzuar djaloshin e ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera