Sport

Gjyqtari jep 8 minuta lojë shtesë, shihni reagimin e Pep Guardiolës

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 20 December 2017

Manchester City mezi u kualifikua dje për në gjysmëfinalen e Carabao Cup, pasi arriti ta mposhtë Leicester Cityn vetëm në penallti. Kjo ndeshje e barabartë i kushtoi me shumë nerva trajnerit Pep Guardiola, pasi desh u eliminua nga kjo garë.

Kjo më së miri doli në pah kur gjyqtari i katërt akordoi plot 8 minuta lojë shtesë, vendim me të cilin – ashtu edhe siç shihet në video – nuk u pajtua Guardiola, i cili ironizoi me gjyqtarin duke i thënë që të shtojë edhe më shumë minuta.

-Advertisement-

Manchester City është deri më tash skuadra më e mirë në Angli, pasi kryeson bindshëm Premierligën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera