Sport

Gjyqtari i finales Real Madrid-Liverpool, më i keqi në vitin 2010

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 26 May 2018

Gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen e 26 majit në Kiev ndërmjet Real Madrid dhe Liverpool, do të jetë serbi Milorad Mazic, shkruan infokusi.

Milorad Mazic tashmë ka ndarë drejtësinë në 3 ndeshje të Realit në të kaluarën: fitoren 3-2 ndaj Sevillas në Superkupën e Evropës në vitin 2016, fitoren 1-0 ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve në sezonin 2014/15 dhe barazimin 0-0, poashtu në Ligën e Kampionëve ndaj Atleticos në sezonin 2014/15.

LEXO EDHE: Arma’ e Liverpoolit për fitore ndaj Real Madridit

-Advertisement-

Por një statistikë mjaftë interesante për këtë gjyqtar është se ai në vitin 2010 ishte zgjedhur gjyqtari më i dobët i kampionatit botëror që u mbaj në Afrikën e Jugut.

110.363 njerëz kishin votuar për gjyqtarin më të dobët të Kupës së Botës, ndërsa 87.362 prej këtyre votave kishin qenë për Mazic. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera