Lajme

Gjykimit për vrasjen e vitit 2009 nuk i shihet fundi

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 30 October 2017

Mungesa e anëtares së trupit gjykues ka bërë që gjykimi për vrasjen e prillit të vitit 2009 të shtyhet për një datë tjetër.

Ismajli njoftoi se seanca e radhës në këtë gjykim do të mbahet në muajin dhjetor.

Retkoceri dhe Spahiu në korrik të vitit 2015 ishin gjetur fajtorë dhe ishin dënuar me nga 30 vjet burg për vrasjen e Naim Hajrizit.

-Advertisement-

Ndaj këtij vendimi, mbrojtja e të akuzuarve ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, e cila e kishte kthyer në rigjykim këtë rast pasi kishte gjetur një varg shkeljesh procedurale.

Trupi gjykues në përbërjen e tanishme në gjykimin e këtij rasti është ndërruar dy herë që nga koha kur është kthyer në rigjykim ndërsa është kërkuar edhe përjashtimi i prokurores së rastit, Fikrije Fejzullahu por është refuzuar.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët nga ky gjykim. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera