Gjykimi për shpërthimin në Zhur, i akuzuari thotë që në Polici është deklaruar pa prezencë të avokatit dhe se është rrahur nga policët
Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 14 February 2023
Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Iran Badalli ka thënë se deklaratën në Polici e ka dhënë pa mbrojtës dhe se është rrahur nga policët.
“Mua policia më ka pyet për bombë, për eksploziv nuk më kanë pyetur. Qysh më kanë vetë qashtu po deklaroj se ata qysh e kanë shkru nuk e di, se unë nuk kam pasur as avokat”, ka thënë i akuzuari Badalli.
Duke u përgjigjur në pyetje të përfaqësuesit të të dëmtuarit Artur Mrasori, avokatit Besnik Berisha, i akuzuari Badalli ka treguar se nga hetuesia është pyetur dhe se ata i kanë thënë që i njëjti e ka vendosur bombën në derë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai tha se nuk qëndron pranë atyre deklaratave, me arsyetimin se të njëjtat i ka dhënë me detyrim.
Avokati Berisha ka pyetur të akuzuarin Badalli se përse e mohon prezencën e avokatit Ilir Rashiti, pasi që sipas tij i njëjti e kishte shoqëruar në intervistën e 26 janarit 2020.
Mirëpo, këtë e ka mohuar përsëri i akuzuari Badalli, duke thënë se avokatin e caktuar sipas detyrës zyrtare, e ka parë vetëm në Prokurori, por nuk e di se kush është ai.
Tutje, Badalli ka treguar se policia i kanë thënë se bombë kishte pasur në derë, se është pyetur nga kush është vendosur aty, e që nga të njëjtit është rrahur në shtëpi, në veturën e policisë dhe në stacion policor.
I akuzuari Badalli ka thënë se pas 3-4 javësh pasi është arrestuar Arben Gashi, ka kuptuar se kishte qenë eksploziv dhe se këtë e kishte kuptuar nga një oficer në Burgun e Dubravës.
I njëjti, ka deklaruar se për ditën që kishte qenë i akuzuari Gashi (shoku i tij) në shtëpinë e tij në katin e dytë, e kishin njoftuar fëmijët.
Tutje, i pyetur nga avokati Berisha se përse nuk e ka deklaruar këtë fakt në deklarimet e mëhershme, Badalli ka thënë se e ka pasur shok dhe nuk e ka pritur që i njëjti t’ia bëjë këtë imponim.
Mirëpo, sipas Badallit këtë e ka kuptuar pas 3 jave pasi që kishte kuptuar se ekpslozivi ka shpërthyer në shtëpinë e tij.
Badalli ka treguar për raportet që kishte me të akuzuarin Gashi, me ç’rast ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur konflikte me të njëjtit dhe ka pohuar se atë e njeh rreth 13 vite më parë.
Në fund, ai ka thënë se Valbon Çollakun e ka parë dy herë nga 10 minuta në vitin 2020, duke mohuar se ka pasur ndonjë konflikt, sharje, fyerje apo pazare me të.
Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi seancën e sotme e ka ndërprerë me kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Badalli, avokatit Valdrin Gashi. Kurse, seancat e radhës për këtë rast janë caktuar të mbahen më 28 mars dhe 13 prill 2023.
Ndryshe, sipas aktakuzës, dy të pandehurit Iran Badalli dhe Arben Gashi, në fillim të muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj të njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit dhe pas një kontrolli të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 28 janar 2020, rreth orës 20:00, në kontakt me këtë mjet, i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor S.Th, kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, paragrafi 5, 4 dhe 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, në dispozitivit II të aktakuzës, thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar përafërsisht si në pikën I të dispozitivit të aktakuzës, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT me peshë prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.
Me këtë, të akuzuarit në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.
Të tjera
-
Trump: Elon Musk nuk vendos asgjë pa miratimin tim
Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka deklaruar se miliarderi Elon Musk nuk ...
-
Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
Arton Demhasaj: Mobilizimi i madh në Strellc për një Kosovë Fituese dhe anëtarësim në NATO
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Arton Demhas...
-
Mergim Lushtaku: Takimet madhështore në Qirez, Terstenik, Abri dhe Drenas vulosin fitoren e madhe të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka z...
-
Shahin Dervishaj: Fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Haradinaj për sulmet e Kurtit ndaj mediave: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reagu...
-
Imri Ahmeti: Lipjani është bastioni i ndryshimit, së bashku me Lumir Abdixhikun do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e drejtë
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...