Lajme

Gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve, dëshmitari: Kurtin e adhuroj sot, më herët nuk jam takuar me të e Demaçin

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 04 September 2023

Në seancën e së hënës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari i 20-të (me kodin 04368) është pyetur për takimin me Adem Demaçin dhe Albin Kurtin.

Mbrojtja e Thaçit, avokati Gregory Kehoe e ka pyetur atë kur kishte shkuar bashkë me persona tjerë për të takuar Demaçin dhe se a kishte folur edhe me Kurtin si asistent i Demaçit.

‘‘Demaçi nuk ka dalë prej zyrës (nuk kuptohet), Kurtin e adhuroj sot se është një Kryeministër shumë i mirë por nuk kam pas muhabete me Kurtin as me Demaçin. Demaçi nuk na ka pranu se e diti situatën si është dhe nuk na ka pranu’’, u përgjigj dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

-Advertisement-

Kur është pyetur më tej për marrëdhënien e tij me Kurtin, përgjigja ka qenë me përmbajtje të redaktuar, por veç kësaj, dëshminë e këtij dëshmitari e ka karakterizuar pjesa e ‘‘përmbajtjes së redaktuar’’ në pothuajse tërë dëshminë e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera