Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, tre dëshmitarë s’do të paraqiten fizikisht në sallën e gjyqit
Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 21 April 2023
Tre dëshmitarë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës do të japin dëshmitë e tyre përmes video-lidhjes. Autorizimi është dhënë nga trupi gjykues i cili ka urdhëruar Zyrën Administrative që të bëjë përgatitjet e nevojshme për respektimin e masave mbrojtëse. Gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) do të vazhdojë nga 1 deri më 5 maj.
Sipas gjykatës, dhënia e dëshmisë përmes video-lidhjes do t’u mundësojë dëshmitarëve të flasin pa ankth.
Trupi gjykues ka vlerësuar që në këtë mënyrë do të përmirësohet cilësia e dëshmisë së tyre.
“Në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, më 13 prill, Trupi Gjykues autorizoi dhënien e dëshmisë nga tre dëshmitarë përmes video-lidhjes. Trupi Gjykues konstatoi se teknologjia ekzistuese mundëson që dëshmitarët të pyeten me të njëjtat kushte si në sallën e gjyqit dhe do t’u mundësojë këtyre dëshmitarëve që të dëshmojnë pa ankth, çka do të përmirësojë cilësinë e dëshmisë së tyre dhe do të jetë në të mirë të mirëqenies së tyre fizike dhe psikologjike”, ka thënë Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara.
Më 14 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar(ZPS) ka dorëzuar versionin publik të redaktuar të dosjes paraprake të saj.
“Trupi Gjykues urdhëroi Zyrën Administrative të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar respektimin e masave mbrojtëse për dëshmitarët”, ka thënë Doyle.
Në gjykimin kundër Pjetër Shalës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të ZPS-së, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Dëshmitaret kanë pretenduar se familjari i tyre ishte kidnapuar dhe mbajtur për gati dy javë në një fabrikë metali në Kukës.
Në krejt këtë, ata kanë thënë se ishte i përfshirë Pjetër Shala, i cili aktualisht ndodhet në bankën e të akuzuarit.
Ai po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Të tjera
-
Kurti pret qytetarë ukrainas për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Kosova është bërë shtëpi e dytë për ta
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në Qeveri qytetarë ukrainas të cilët v...
-
Profesori amerikan Edward Joseph: Nga fotografia e Kurtit me shefin e CIA-s, shihet se u transmetuan mesazhet e Hovenier
Profesori amerikan, Edward Joseph, i cili komenton zhvillimet në rajon, ka ko...
-
Aksidẹnt me fatalitẹt në Komoran, një i vdẹkur e tre të lënduạr
Një person ka mbetur i vdekur e tre të tjerë të lënduar si pasojë e një aksid...
-
Ukraina e shënon Ditën e Pavarësisë teksa lufta mbush 30 muaj
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka vënë në pah qëndresën heroike...
-
Avni Arifi: Nëse Emmerson u largua për arsye financiare, atëherë ky është debakël i Qeverisë së Kosovës
Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, ka komentu...
-
Osmani uron Zelenskyn për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky,...
-
I vjen pakoja me marihụanë me postë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një person është arrestuar për posedim të substancave narkotike. Atij përm...
-
Policia gjermane operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personit të dyshuar për vrạsjen e tre njerëzve në një festival
Policia gjermane e ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në qytetin perëndi...
-
Apeli ua vërteton dënimin me burg dhe gjobë pesë të akuzuarve për mashtrimin e 176 blerësve të banesave
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë i marrë nga Gjyk...
-
Sulmohẹn seksụalisht dy vajza të mitura
Dy vajza të mitura janë sulmuar seksualisht në dy raste të ndara. Në dy ra...
-
Deshifrimi që Gjykata i bëri mesazheve të Sekiraqës dhe njerëzve të tij në kohën kur dyshohej se Triumf Riza përcillej nga ta
Aktgjykimi i Gjykatës së Prishtinës ka konstatuar se vrasja e ish-zyrtarit po...
-
Dy raste të dhụnës në familje në Prishtinë, njëra vịktimë dërgohet në strehimore, një i dyshuar në arrati
Dy raste të dhunës në familje janë paraqitur në Policinë e Kosovës në 24 orët...