Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, diskutime lidhur me listën e materialeve që ZPS synon t’i përdor gjatë marrjes në pyetje të Bardhyl Mahmutit
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 21 September 2023
Në seancën e enjtes, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, ka pasur diskutime mes palëve dhe mbrojtësit të viktimave Simon Laws lidhur me listën e materialeve që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) synon t’i përdor në marrjen në pyetje të dëshmitarit Bardhyl Mahmuti.
Fillimisht, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia ka nxjerrë urdhër me gojë lidhur me kërkesën e ZPS-së për përdorimin e 76 materialeve nga ana e ZPS-së për dëshmitarin e sotëm, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.
Disa nga këto materiale përmes parashkrimeve me shkrim janë kundërshtuar edhe nga mbrojtja, por se trupi gjykues ka vendosur që një numër i tyre të refuzohet me arsyetimin se ZPS-ja nuk ka vërtetuar lidhjen e disa dokumenteve me çështjen aktuale ndaj Shalës.
Kurse, për disa të tjera të cilat trupi gjykues nuk ka mundur të vlerësojë relevancën e tyre, iu është mundësuar që të bëhet gjatë seancës diskutim gjyqësor, në mënyrë që të vendoset nëse do të lejohet apo jo përdorimi i tyre.
Kurse, lidhur me kërkesën në momentin e fundit për shtimin edhe të dy materialeve në listën e prezantimeve, gjykatësja tha se ZPS-ja ka bërë të qartë se në çfarë mënyre do i përdor këto dokumente andaj shtimi i tyre nuk cenon mbrojtjen.
Pas këtij urdhri, prokurori Filippo De Minicis kërkoi kohë për të parë planifikimin dhe se cilat dokumente nuk duhet të përdoren dhe kërkoi që të rishqyrtohet kërkesa për një dokument të refuzuar që sipas tij ka lidhje me një dokument që është lejuar të përdoret nga ana e gjykatës.
Sipas De Minicis, kërkesa ka të bëjë me një dokument që përfshin komunikatën numër 42 dhe 43 të lëshuar nga UÇK-ja më 27 shkurt 1998 dhe e publikuar në gazetën ‘Zëri i Kosovës’, e që më pas është një intervistë e dëshmitarit Mahmuti për një gazetë kristiane më 15 prill 1998, afërsisht 40 ditë pas nxjerrjes së komunikatës numër 42.
Ai tha se dëshmitari ka qenë pjesë e drejtorisë politike të UÇK-së dhe se ka qenë i përfshirë në hartimin e komunikatave dhe sipas tij ai e dinte përmbajtjen e komunikatës ku UÇK-ja merr përsipër përgjegjësinë për vrasjen e një personi M.K., civil i punësuar në postën e Drenovcit.
Prokurori shtoi se dëshmitari 40 ditë më pas ka thënë se UÇK-ja shenjtëronte vetëm nëpunësit shtetëror dhe këtë e ka bërë duke pasur njohuri, andaj tha se kjo vërteton se dëshmitari është i njëanshëm.
Për këto, avokati Mohamed Hedi Aouini tha se kjo është pikërisht kundërshtimi i tyre pasi synimi i ZPS-së sipas tij është të nxjerret dëshmi nga dëshmitari që nuk varet fare për këtë çështje.
Madje ai tha se me shikimin e listës së materialeve kanë menduar se është diçka gabim dhe se çështja e besueshmërisë duhet të lidhet me atë që ka thënë dëshmitari në këtë çështje.
Sipas tij, politika e UÇK-së nuk ka pikë relevante apo nuk kanë lidhje fare me çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës dhe se tha se fuqimisht e kundërshtojnë përdorimin e tyre.
Ndërkaq, mbrojtësi i viktimave Simon Laws tha se besueshmëria nuk duhet të vlerësohet si përshkruhet nga mbrojtës dhe se nuk kufizohet vetëm në temat për të cilat ka dëshmuar por sipas tij, duhet të merret parasysh në përgjithësi.
Laws tha se mbrojtja ka përdorur vendime fajësie të mëparshme për të minuar besueshmërinë e dëshmitarëve dhe nuk ka pasur kundërshtime për këtë, edhe pse nuk ka pasur relevancë të drejtpërdrejtë dhe kjo sipas tij, bie ndesh me atë që tani thotë mbrojtja.
‘‘Dëshmitari ka dhënë një lidhje mes një gazetari dhe kjo për mendimin e dëshmitarit i jep të drejtë të japë mendime të tij lidhur me ngjarjet në Kukës, kjo i tejkalon kufijtë e një dëshmie të thjeshtë dhe një dëshmitar që i ka bërë këta hapa dhe ka dalë jashtë kuadrit të tij dhe ky nuk mund të merret në pyetje lidhur me besueshmërinë, kjo është një mendim ç’orientues’’, përfundoi deklarimin e tij Laws.
Ndërkaq, prokurori De Minicis tha se çështja e besueshmërisë i mbulon një gamë më të gjerë të aspekteve andaj edhe kërkon rishqyrtimin e dokumentit që përfshin komunikatën numër 42.
Në mënyrë që ZPS të mund të shohë listën e dokumenteve të lejueshme për përdorim për dëshmitarin e sotëm dhe shmangien e disa problemeve teknike, seanca është ndërprerë për të vazhduar pas një pushimi të shkurtë.
Ndryshe, gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.
Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.
Dëshmitari i parë ka filluar dëshminë e tij më 27 mars dhe e ka përfunduar më 28 mars, dëshmitarja e dytë ka filluar dëshminë më 28 mars dhe e ka përfunduar më 29 mars, dëshmitari i tretë ka filluar më dëshminë më 29 mars dhe e ka përfunduar më 30 mars, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e katërt.
Kurse, dëshmitari i pestë e filloi dëshminë më 1 maj, ndërsa e përfundoi më 2 maj, ku edhe filloi dëshmia e dëshmitarit të gjashtë, e cila përfundoi më 3 maj. Më pas, dëshmia e dëshmitarit të shtatë filloi më 30 maj, e vazhdoi më 31 maj dhe e përfundoi më 6 qershor.
Ndërkaq, dëshmitari i tetë, ekspert për identifikimin e ADN-së ka dhënë dëshminë e tij më 16 qershor, kurse dëshmitari i nëntë, eksperti mjekoligjor ka filluar dëshminë më 26 qershor dhe e përfundoi më 3 korrik.
Dëshmitari i 10-të me radhë, eksperti William Goodwin ka përfunduar dëshminë e tij më 4 korrik.
Ndërkaq më 21 gusht ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave, kur janë dëgjuar në të njëjtën kohë dëshmitaret 11-të dhe 12-të, konkretisht dy ekspertet mjeko-ligjore Karin Dune-Prinsen dhe Lozano Parra. E më 20 shtator filloi dëshminë dëshmitari Bardhyl Mahmuti.
Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lok...
-
Raportohet se një nga viktimat në Gjermani është fëmijë
Anëtari i Këshillit Federal Gjerman, Reiner Haseloff ka reaguar pas sulmi...
-
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Fundviti po na bashkon me mërgimtarët. Mijëra bashkatdhetarë kanë marr...
-
Publikohet momenti i sụlmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë
Sipas mediave gjermane ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku ...
-
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – publikohen pamjet e arrestimit të tij nga policia gjermane
Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh ...
-
Osmani reagon pas sụlmit në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron krah atij të Gjermanisë!
Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me ...
-
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Bild: Të paktën 11 të vdẹkur e 80 të plagosur
BILD raporton duke u thirrur në burime se në sulmin në tregun e Krishtëlindje...
-
Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz
Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pas...
-
Hovenier e konfirmon se FBI po e heton sụlmin në Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terro...
-
Fundjavë me mot të ndryshueshëm, paralajmërohen ngrica
Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Sipas ...
-
Hovenier: Plotësisht e vërtetë se kemi pasur dallime serioze me Qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur qëndrimin...
-
Kurti publikon foto me Ramën: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e nënshkrrimit ...