Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, nesër dëgjohet dëshmitari i dytë i ZPS-së
Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 25 October 2021
Gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL UÇK Hysni Gucati e Nasim Haradinaj do të vazhdojë të martën në Dhomat e Specializuara në Hagë, me dëgjimin e dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), pas përfundimit të së cilës do të dëgjohet dëshmitari i dytë i cili mban kodin W04866.
Hetuesja në ZPS-së, Zdenka Pumper e cila ka dëshmuar për pesë ditë para trupit gjykues, nesër do të marrë pyetjet shtesë nga prokuroria dhe pyetet e avokatit të Nasim Haradinajt, Toby Cadman.
Palët kanë vlerësuar se do të përfundojnë këtë në pjesën e parë të ditës ndërsa kryetari i trupit gjykues ka bërë të ditur se pjesa tjetër do të mbetët për të filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë të ZPS-së.
Për dallim nga Pumper, dëshmitari i dytë nuk është bërë publik veçse është treguar që mban kodin W04866.
“Prokuroria do të ketë disa pyetje shtesë që nuk do të marrin më shumë se një orë, atëherë do të jemi të gatshëm të vazhdojmë me dëshmitarin e dytë që është W04866, ai do të jetë i gatshëm nesër”, ka thënë prokuroria Valeria Bolici.
Ndërsa lidhur me pranimin ose jo të provave të paraqitura me dëshmitaren e parë, trupi gjykues do të vendosë në fund të dëshmisë, ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Charles L. Smith III.
Smith gjithashtu ka thënë se janë të interesuar që të ecin sa më shpejt përpara me çështjen gjyqësore OVL-UÇK.
Ndërsa pjesa e fundit e seancës gjyqësore ka vijuar e mbyllur për publikun, para kësaj, avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka përmendur një video për të cilën ka theksuar se u është vënë në dispozicion nga ZPS, por që nuk u është lejuar ta kopjojnë.
Ai kërkoi që video t’u vihet në dispozicion gjatë seancës, në mënyrë që të mund ta ndërlidhin atë me pyetjet për dëshmitaren dhe trupin gjykues.
“Ne do t’ju kërkojmë juve si trup gjykues për të vendosur nëse ishte një kërkim i duhur, i vërtetë, duam të shtjellojmë më tej me këtë punonjëse se çfarë kishte marrë ajo për detyrë dhe çfarë i është kërkuar të bëjë. Ne do ta pyesim dëshmitarin kur të shohim disa pjesë, nëse ishte një kontroll i vërtetë, që kishte vërtetë synim të kontrollonte për materiale relevante”, ka thënë mbrojtja e Gucatit.
Seanca tutje ka vijuar e mbyllur për publikun, pasi avokati Rees ka pyetur dëshmitaren rreth kontakteve që ajo thotë të ketë pasur me dy dëshmitarë, njëri prej tyre sipas saj ka qenë i shqetësuar pasi drejtuesit e OVL-UÇK kishin dalë në konferenca për shtyp.
Dëshmia koordinatores së hetimeve në ZPS, Zdenka Pumper, ka filluar më 18 tetor 2021 dhe sot ishte dita e pestë me radhë e dëshmisë.
Në fillim të paraqitjes, Pumper ka deklaruar që është përfshirë në çështjen OVL-UÇK nga 25 shtatori 2020 dhe i është kërkuar që të bëjë shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë, prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Të tjera
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...