Gjykatësja thërret palët për të diskutuar mbrojtjen e të dhënave në çështjen ndaj Trump
Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 09 August 2023
Gjykatësja federale në çështjen e Trump, ku akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ka urdhëruar avokatët e tij dhe prokurorët federalë që të paraqiten në gjykatë të premten për një seancë dëgjimore lidhur me përcaktimin se si mund të përdoren dhe ndahen të dhënat e çështjes në fjalë.
Gjykatësja Tanya Chutkan vendosi që seanca të zhvillohej të premten në orën 10 të mëngjesit, menjëherë pas përplasjeve midis palës mbrojtëse dhe prokurorëve lidhur me datën e caktimit të seancës.
Avokatët e zotit Trump kishin kërkuar shtyrjen e seancës deri në fillim të javës së ardhshme, ndërsa akuza tha se ishte e gatshme gjatë gjithë javës.
Seanca e së premtes vjen pasi ekipi mbrojtës i zotit Trump kundërshtoi të hënën një kërkesë nga prokurorët, që gjykatësja Chutkan të nxjerrë një urdhër për të siguruar që provat konfidenciale të mos bëhen publike nga zoti Trump, duke sugjeruar se ai mund ta përdorte informacionin për të frikësuar dëshmitarët.
Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe i ka quajtur akuzat të motivuara politikisht.
Avokatët e Trump thanë se kufizimet do të cenonin të drejtën e tij për lirinë e fjalës, e mbrojtur nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Trump nuk pritet të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit të premten./VOA
Të tjera
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...